Tsipras: Synojmë përmirësimin e marrëdhënieve greko-ruse
Ekziston mundësia që marrëdhëniet greko-ruse të përmirësohen në një nivel të ri dhe Greqia të bëhet një urë ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, deklaroi kryeministri Aleksis Tsipras, në një intervistë ekskluzive për agjencinë ruse të lajmeve TASS, në prag të vizitës së tij në Moskë dhe takimit në 8 prill me presidentin Vladimir Putin.
“Mund të kemi një bashkëpunim esencial, që do t’i japë mundësinë Greqisë të eksportojë në federatën Ruse produkte bujqësore”, tha Tsipras, duke shënuar se “vitet e fundit këto marrëdhënie u dëmtuan për arsye se qeveritë re mëparshme në vendin tim nuk bënë aq sa do të mundnin për të shmangur këtë politikë pa kuptim, për mendimin tim, të sanksioneve për shkak të tensionit në Ukrainë. Rezultati ishte embargoja edhe në produktet bujqësore greke, gjë që shkaktoi dëme të konsiderueshme në ekonominë greke”.
Në përshkrimin e kryeministrit, vitet e fundit marrëdhëniet me Rusinë ndodheshin në një “gjendje të ngrirë”. “Nuk e di”, tha shprehimisht, “nëse ngjanin me dimrin në Siberi, ndërkaq ishte dimër dhe tashmë po jetojmë pranverën dhe duhet që këtë pranverë ta mbështesim, me qëllim që të kemi një evoluim të vërtetë të marrëdhënieve tona”.
“Gjendemi në një situatë gjeopolitike tensioni të veçantë, ekzistojnë sfida të përbashkëta dhe nevojitet të shohim se do t’i përballojmë”, nënvizoi kryeministri duke theksuar: “Duhet të shohim se si popujt dhe vendet tona munden vërtet të bashkëpunojnë në shumë fusha të ekonomisë, energji, tregti, prodhimin bujqësor, të gjejmë se ku mund ta ndihmojmë njeri-tjetrin dhe sidomos, të studiojmë se sa bashkëpunimi ynë mund të jetë konstruktiv, pasi besoj me të vërtetë se Greqia, si vend anëtar i BE, mund të shndërrohet në një hallkë lidhëse, urë midis perëndimit dhe Rusisë”.
Vizita e kryeministrit grek në Moskë ka për qëllim ristartimin e marrëdhënieve greko-ruse, pasi “do të japë mundësinë që të hidhet një bazë e re” për këto marrëdhënie. Ëdshtë një mundësi që të bëhet “ristartimi real i tyre, të jepet një nxitje e re në marëdhëniet greko-ruse, të cilat kanë rrënjë shumë të thella në histori dhe u forcuan në luftën e përbashkët të popujve tanë”, theksoi Tsipras.
Sipas kryeministrit, marrëdhëniet Greqi-Rusi kanë perspektivë të madhe zhvillimi, më së pari në fushat e energjisë dhe të turizmit.
KOHA JONË SONDAZH

