Tsipras, të hënën në Berlin, takim me Merkel

sipras, të hënën në Berlin, takim me Merkel

 

Çështje lidhur me krizën ekonomike, marrëdhëniet dypalëshe në nivel politik, ekonomik dhe diplomatik, ecuria e BGE, si dhe tema me interes rajonal, do të gjenden në qendër të bisedimeve që do të kenë të hënën në Berlin kryeministri grek, Aleksis Tsipras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Burime qeveritare në Athinë thanë se pas minisamitit të Brukselit të enjten e kaluar, klima në të dy kryeqytetet është çtensionuar dhe kështu të dy liderët mund të diskutojnë për të gjitha çështjet dhe pa presion, çka thekson edhe kryeministri në një deklaratë për gazetën Kethimerini.

Në atë deklaratë, Tsipras veçon si pika kryesore në bisedën me zonjën Merkel, përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve me Gjermaninë dhe diskutimin e çështjeve kruciale që preokupojnë Europën. Siç thotë shprehimisht, do të jetë një takim që do të zhvillohet “jo nën trysninë e negociatave”.

Siç vë në dukje Kathimerini, me deklaratën e tij Tsipras shënon kthimin e e qeverisë në rrugën e produktivitetit, ndërsa në një mesazh në shumë drejtime thekson se “negociojmë, por në të njëjtën kohë qeverisim”.

E gjithë deklarata e kryeministrit Tsipras:

“Nuk është momenti për festime, po për punë, punë të madhe. Po negociojmë, por në të njëjtën kohë qeverisim. Diskutojmë, por në të njjtën kohë bëjmë ligje. I kemi filluar faktikisht reformat, duke u përpjepkur që jo vetëm të rikthejmë vendin në normalitet, por edhe të fitojmë vitet e humbura. Kemi një shans unikal të të promovojmë ndryshime që qeveritë e mëparshme nuk guxuan t’i bëjnë. Erdhi koha të ndryshojmë vendin dhe kjo varet vetëm nga ne – nga qeveria. Të hënën do të gjendem në Berlin për t’u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel. Një takim që nuk do të jetë “nën trysninë” e negociatave. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi do të mundim, që të dy palët, të diskutojmë për çështjet e rëëndësishme që po mundojnë Europën, por edhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet të dy vendeve”.

 

Tsipras pritet të niset nga Athina paraditen e të hënës, në ora 11,00. Në orën 17,00 sipas orës lokale do t’i bëhen nderime para selisë së Kancelarisë në Berlin dhe në vazhdim, do të zhvillohet takimi midis kryeministrit Tsipras dhe zonjës Merkel.

SHKARKO APP