Tsipras viziton Turqinë, e fton Erdogan

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka njoftuar se në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë dy ditore në Turqi.

Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakapoulos, në një konferencë për media iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku tha se “kryeministri grek me ftesë të presidentit të Turqisë në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë në Turqi”, transmeton Anadolu Agency.

Duke bërë të ditur se në ditën e parë të vizitës Tsipras do të pritet në një takim nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, zëdhënësi Canakopoulos, tha se pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për media dhe do të shtrohet darkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera Canakopoulos ka ndarë edhe informacionin se në ditën e dytë të vizitës, Tsipras do të qëndrojë në Stamboll ku do të vizitojë Patriarkun Ekumenik Bartholomeos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?