FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Turisti” shqiptar arrestohet në Itali me 1 kg kokainë të fshehur në baterinë e makinës

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 42 vjeç, me banim në Shqipëri, me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të tipit kokainë.

Në automjetin e tij është gjetur e fshehur rreth 1 kg kokainë e pastër 80 %.

Shqiptari është ndaluar në autostradën A2 në provincën e Breshës, ndërsa udhëtonte i vetëm me një automjet tip Renalut Megane Scenic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një kontrolli të imët në automjet policia italiane ka mundur të identifikojë vendin ku ishte fshehur kokaina.

Swiss Digital Mobile Reklama

E mbështjellë me qese plastike dhe e lyer nga jashtë me pastë dhëmbësh për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve antidrogë, kokaina u gjet pranë baterisë së makinës, në një vend të modifikuar enkas për fshehjen e drogës.

Ndaj shqiptarit 42 vjeçar u lëshua urdhëri i arrestimit, e aktualisht ndodhet në burgun e Potenzas në rajonin Basilicata.

Kokaina e sekuestruar mendohet të sillte në treg një përfitim prej 50-60 mijë euro.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?