Turistja rrëmbehet në aeroport, pengmarrësit i kërkojnë burrit një shumë marramendëse

Një turiste është rrëmbyer në aeroport dhe kamerat kanë filmuar gjithcka. Në video shihet momenti tronditës kur gruaja 39-vjecare me emrin Jincai Chen u rrëmbye me qetësi të madhe.

Jincai Chen, 39 vjeç, u ul në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok, Tajlandë, pas një fluturimi të shkurtër nga Hong Kongu më 6 maj dhe gjate gjithe kohes po ndiqej nga katër burra dhe një grua.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë gruan duke ecur dhe dy nga rrëmbyesit e mbajnë atë nga krahët ndërsa një tjetër me një këmishë të kuqe ecën disa hapa përpara gjatë rrëmbimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e sjellin ate përmes kontrolleve të sigurisë, nderkohe qe dy burra të tjerë të veshur me të zeza bashkohen me grupin në vendin e bagazheve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banda, e përbërë nga burra kinezë dhe një grua tajlandeze, më pas kontaktoi burrin e saj, duke kërkuar një shpërblim në vlerë prej rreth 300 mijë dollarë.

Megjithatë, pas dorëzimit të parave të gatshme, rrëmbyesit kërkuan edhe një tjetër shumë prej rreth 150 mijë dollarë, të cilën ai nuk pranoi të paguante dhe në vend të kësaj thirri policinë.

Në fund, ajo u lirua, por u hodh në rrugë në rrethin Bang Na të Bangkok, më 19 maj, pas 13 ditësh në robëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?