Turizmi global ka humbur 1.3 trilionë dollarë

Turizmi global ka shënuar vitin e tij më të keq të regjistruar në 2020, me mbërritjet ndërkombëtare të turistëve që ranë me 74 përqind, kur krahasohet me 2019, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO).

Sektori global i turizmit humbi 1.3 trilion dollarë në vitin 2020 për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. Kjo u njoftua nga Organizata Botërore e Turizmit, me seli në Madrid.

Sipas barometrit të fundit botëror të turizmit, shifra përfaqëson më shumë se 11 herë humbjen e regjistruar gjatë krizës ekonomike globale të vitit 2009 dhe korrespondon me një rënie prej 74% të mbërritjeve të turistëve botërorë, krahasuar me vitin 2019, thuhet në deklaratën e agjencisë së Kombeve të Bashkuara. Kriza ka vënë në rrezik rreth 100-120 milionë punë turistike direkte, shumë prej tyre në ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?