TURQI – Cavusoglu: Armatimi i kurdëve sirianë nga Uashingtoni shumë i rrezikshëm
Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu paralajmëroi sot kundër livrimit të armëve nga SHBA-ja për milicët kurdë në Siri, konsideruar si terroristë nga Ankaraja duke shtuar se ky hap ishte shumë i rrezikshëm.
“Këto masa janë shumë të rrezikshme nga pikëpamja e unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu duke shtuar se këto armë mund të përdoren jo vetëm kundër Turqisë, por gjithashtu kundër gjithë njerëzimit.
Pentagoni njoftoi sot se kishte filluar livrimin e armëve për Njësinë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), komponenti kryesor i Forcave Demokratike siriane (FDS), një aleancë arabo-kurde që lufton xhihadistët e Shtetit Islamik në Siri.
Presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi, më 8 maj, ushtrinë amerikane të pajiste aleatët e saj kurdë sirianë me armë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të siguruar një fitore kundër organizatës së Shtetit Islamik.
KOHA JONË SONDAZH

