Turqi, digjet gazeta që botoi karikaturat e Charlie Hebdo
Në thirrjen “Zoti është i madh”, dhjetra protestues në Turqi kanë dalë në rrugët e Stambollit, për të kundërshtuar publikimin e versionit turk të revistës “Charlie Hebdo” në faqet e gazetës sekulariste “Cumhuriyet”, në numrin e parë të saj botuar pas sulmeve të javës së kaluar në Paris, ku sërish në kopertinë ishte një karikaturë të profetit Muhamed.
Protestuesit thërrisnin “Zoti është një dhe i vetëm, Muhamedi është i dërguari i tij” dhe filluan të digjnin fletët e gazetës në mënyrë demonstrative, ndërsa i quajtën vëllezërit Kuashi heronj për atë që kishin bërë.
Gjashtë vetë u arrestuan, ndërsa policia rriti masat e sigurisë pranë redaksisë së gazetës, e cila në të kaluarën ka humbur shtatë gazetarë të mirënjohur nga sulme të ndryshme.
Kryeredaktori, Utku Xhakirozer, tha se vendimi për publikimin e karikaturave ishte marrë për të shprehur mbështetje ndaj lirisë së fjalës që nuk duhej shuar nga terrori.
KOHA JONË SONDAZH

