Turqi, gazetarja që lexoi deklaratën e puçistëve: ”Përjetova vdekjen”
Për shumë turq të cilët ishin në ankth pas grushtit të shtetit në natën e 15 korrikut, një prej imazheve të paharrueshme ishte fytyra e gazetares Karas, një spiker me përvojë në televiziv shtetëror TRT. Shtrëngimi i duarve, flokët flokëverdhë hedhur pas, sytë e frikësuar, fytyra dhe zëri i ngrirë. Ajo lexoi deklaratën që ishte një “urdhër nga forcat e armatosura turke”.
“Ishte transmetimi më i vështirë në të gjithë jetën time, përjetova vdekjen”,- tha ajo. “Ushtarët e armatosur nxituan në stacionin, na lidhnin duart prapa dhe na kërcënuan me armët e tyre”.
Grupi, i cili e quajti veten “Paqe në Këshillin e Vendit,” ishte një grup në kuadër të ushtrisë sipas informacioneve besnike e Fethullah Gylenit, një klerik me bazë së SHBA, i cili ishte fillimisht një këshilltar i presidentit Rexhep Tajip Erdoan. Disa orë më vonë, në kanalin më të shikuar privat të Turqisë CNN Turk, një tjetër gazetare femër, Hande Fırat, transmetoi një telefonatë live me Erdoganin.
Presidenti i bëri thirrje njerëzve që të “dalin në rrugë” për të rezistuar grushtin e shtetit dhe për të mbrojtur demokracinë, së bashku me forcat e policisë, anëtarë të ushtrisë që nuk ishin pjesë e grushtit të shtetit dhe anëtarët e “Njësisë Speciale Operacioneve”.
Burimi: Hyrriet Daily News/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

