Turqi, gjykata dënon me burg të përjetshëm 12 të akuzuar për grushtin e shtetit

Bëhet e ditur se 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar me akuzën për “shkelje të kushtetutës” në rastin e “grushtit kryesor” në Stamboll në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, janë dënuar me burgim të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka shpallur vendimin e saj në lidhje me çështjen gjyqësore të zhvilluar sot në pallatin e drejtësisë në Stamboll.

Në këtë kuadër trupi gjykues me akuzat “përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues duke përdorur forcë dhe dhunë”, “përpjekje për të përmbysur kuvendin e Turqisë dhe për të penguar ushtrimin e detyrës”, “kryerja e funksionit si drejtues në organizatë terroriste” dhe “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur” ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm për 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?