Turqi, në pranga gazetarja e njohur

Gazetarja e njohur turke Sedef Kabash u arrestua sot në banesën e saj, pasi kishte shkruar një mesazh në rrjetin social “Twitter”.
E përditshmja turke “Hurriyet” bën të ditur se në mesazhin e saj, gazetarja kishte shkruar që të mos harrohej emri i gjyqtarit që dhjetorin e kaluar kishte arkivuar rastet e korrupsionit të ish-ministrave të rëndësishëm të qeverisë turke.
Sedef Kabash u arrestua sot në shtëpinë e saj në Stamboll dhe gjatë kontrollit policia i sekuestroi një tablet, një kompjuter dhe telefonin celular.
Sipas një klasifikimi të Komitetit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Turqia e presidentit Recep Tayyip Erdogan është vendi me numrin më të madh në botë të gazetarëve të burgosur.

SHKARKO APP