TURQI – Popullaritet në rënie i partisë së presidentit Erdogan

Një sondazh i publikuar sot në Ankara konfirmon rënien e Partisë islamike për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, më pak se tre muaj nga zgjedhjet e rëndësishme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas sondazhit të institutit ”Gezici”, AKP-ja do të merrte 39 për qind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, në ndërkohë që në vitin 2011 kjo parti mori rreth 50 për qind të tyre.

Sipas këtij sondazhi partia e opozitës CHP e Kemal Kilicdaroglu ka marrë 29,6 për qind të votave, nacionalistët e MHP-së kanë marrë 17,7 për qind dhe kurdët e HDP-së kanë marrë 11,4 për qind të preferencave.

Po kështu, në këtë sondazh del se 77,1 për qind e të pyeturve janë kundër sistemit presidencial të vendit, ndërkohë që 22,1 për qind e përpkrahin atë.

SHKARKO APP