TURQI – Tre të arrestuar të tjerë për fyerje ndaj presidentit Erdogan

Policia turke arrestoi sot tre persona të akuzuar për fyerje ndaj presidentit islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan në rrjetin social ”Twitter”, ndërkohë që militantët për të Drejtat e Njeriut janë ngritur për shkeljet e lirisë së shprehjes në vend. “Tre personat, dy gra dhe një burrë, u arrestuan në shtëpitë e tyre dhe do të dalin para një gjykate ditët e ardhshme”, theksoi agjencia zyrtare e lajmeve ”Anadolu Agency”.

Sipas medias turke, dy prej tyre janë arrestuar në Stamboll, i treti në Fethiye (jugperëndim).

Që prej zgjedhjes së Erdogan në presidencën e Republikës, arrestimet për fyerje ndaj presidentit janë shtuar në Turqi duke përfshirë gjithashtu artistë dhe gazetarë. Të paktën 84 procedura të këtij lloji janë regjistruar në Prokurorinë e Stambollit.

SHKARKO APP