Turqi, urdhërarrest edhe për klerikun Fethullah Gylen
Operacioni i 14 dhjetorit në Turqi, ku u lëshua fletëarrest për 31 të akuzuar dhe u arrestuan 27 persona, shumica prej të cilëve gazetarë, ka kaluar në fazën tjetër, duke miratuar sot edhe fletëarrestin për personin e 32-të në listë.
Sipas mediave turke, pas lirimit të sotëm nga gjykata për mungesë të fakteve të shumicës së gazetarëve të akuzuar "për grushtshtet", Prokuroriaturke tashmë synon të arrestojë edhe klerikun mysliman, 73-vjeçarin, FethullahGylen, autor i rreth 70 librave, i cili jeton në azil të vetë-imponuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht, që shumica e të arrestuarve të aksionit të para disa ditëve janë lënë të lirë nga gjykata për shkak të mungesës së fakteve, duket se Presidenti Erdoganka ndërmend të mbajë fjalën e dhënë para zgjedhjeve se do të arrestojë imaminGylen të cilin e sheh si kundërshtarë kryesor pasi ai është lider shpirtëror i Lëvizjes Hizmet (shërbim), e cila ka disa miliona ndjekës në botë.
Presidenti Erdogan akuzon 73-vjeçarin për organizim të operacionit antikorrupsion të policisë dhe prokurorisë turke, të cilën ai e sheh si "grushtshtet ndaj qeverisë", ku u arrestuan disa biznesmenë si dhe u detyruan të dorëhiqen 4 ministra të qeverisë së atëhershme të Erdogan, por akuzat e tilla asnjëherë nuk u pranuan nga kleriku e as u paraqit ndonjë argument konkret për përfshirje të tij në këtë aksion.
Ndërkohë, pavarësisht që mohon akuzat për përfshirje, kleriku Fethullah Gylen ka mbështetur në vazhdimësi aksionet antikorrupsion, gjë që ka shkaktuar edhe mllefin e presidentit aktual.
Akuza e fundit, mbi të cilën edhe është lëshuar urdhërarresti për Fethullah Gylen, është bazuar në aktakuzën për "formimin dhe drejtimin e organizate terroriste", aktakuzë kjo që është pritur me habi edhe në Turqi por që është spjeguar me faktin që akuza e rëndë ka për qëllim prishjen e imazhit paqësor që kleriku Gylendhe Lëvizja që ai drejton, ka në botë.
Mendimtari mysliman, emri i plotë i të cilit është Muhammed Fethullah Gylen, përfaqëson islamin sunit hanefi, ndërsa Lëvizja Hizmet konsiderohet si njëra ndër lëvizjet më të përhapura në botë, që promovon paqen, bashkëjetesën dhe dialogun ndërfetar.
Në vitin 2008, revista Foreign Policy renditi klerikun Fethullah Gylen të parin në listën e mendimtarëve global (FP Top 100 Global Thinkers).
Në vitin 2010, Revista TIME e listoi Gylenin në listën e 100 personave me më ndikim në botë (World's 100 Most Influential People in 2013).
Vlerësimi nuk ka munguar as nga bota islame. Në vitin 2011, "Royal Islamic Strategic Studies Centre" nga Amani (Jordani) e listoi gjithashtu imamin FethullahGylen si njërin ndër myslimanët më me ndikim në botë.
KOHA JONË SONDAZH

