Turqi, vajza 20-vjeçare martohet me ortakun e biznesit të babait, ky i fundit nuk e fal, nxjerr “shotgun”-in dhe e qëllon

Një vajze 20-vjeçare turke, doli kundër vullnetit të familjes dhe u martua me djalin që donte.

Në një moment të dytë, ajo u rikthye te familja për të kërkuar ndjesë, por babi, mori pushkën dhe qëlloi të bijën në kokë e në gjoks. Babai e ndërmori këtë hap, se e bija, u martua me ortakun e tij të biznesit.

Kadrie Tengiz, 20 vjeçe, ishte dashuruar me biznesmenin vendas Oytun Safa Tengiz, 30 vjeç, por kur kërkoi bekimin e të atit për lidhjen ai refuzoi.

Prandaj çifti u larguan dhe u martuan, duke nisur jetën e tyre ‘të lumtur’ në një fermë produktesh organike.

Por Kadrien e merrte malli për prindërit e saj, prandaj çifti vendosi të ktheheshin për të kërkuar faljen nga babai i vajzës.

Policia tha se babai e kishte ftuar vajzën në kopshtin e shtëpisë, ku më pas i kërkoi të divorcohej nga bashkëshorti i saj i tre muajve.
Kur ajo refuzo, ai nxori ‘shotgun-in’ dhe e qëlloi në gjoks e në kokë.

Më pas ai ishte kthyer në shtëpi ku kishte tentuar të vriste ish-ortakun e tij të biznesit, por 30-vjeçari kishte arritur të shpëtonte dhe kishte njoftuar policinë.

Babai Alphan Akcaoz, 52 vjeç, i cili jetonte në provincën jugperëndimore turke të Denizli, është arrestuar tashmë dhe arma që mbante me leje është sekuestruar.

Vajza e re u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv në spital, por gjendja e saj përshkruhet si kritike.

SHKARKO APP