Turqia bën lëvizjen e papritur: Nëse talëbanët kërkojnë mbështetje, jemi gati

Bota tani është e shqetësuar nga kriza në Afganistan, por më së shumti për fatin e miliona afganëve, të cilët po lënë atdheun e tyre për të shpëtuan veten.

Lajmi i fundit është se Turqia ka hequr dorë nga marrja nën kontroll e aeroportit të Kabulit. Media britanike ”The Guardian” shkruan se Turqia ka anuluar planet që kishte për të kontrolluar aeroportin përmes ushtarëve të saj.

Ndihmën e ofruar ndaj talebanëve nuk e ka anuluar. një burim është shprehur për ”Reuters” se në rast se talebanët kërkojnë mbështetje teknike, Turqia mund të sigurojë siguri dhe mbështetje teknike në aeroport.

“Sidoqoftë, në rast se talebanët kërkojnë mbështetje teknike, Turqia mund të sigurojë siguri dhe mbështetje teknike në aeroport”,-tha një nga burimet, duke folur në kushte anonimiteti.

SHKARKO APP