Turqia dëboi 10 ambasadorë nga vendi, SHBA-ja kërkon sqarime

Departamenti Amerikan i Shtetit komentoi deklaratat e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan për dëbimin e 10-të ambasadorëve perëndimorë, përfshirë edhe përfaqësuesin amerikan.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se SHBA-ja kërkon sqarime nga Ministria e Jashtme Turke, kjo pasi Erdogan urdhëroi që ambasadorët të dëboheshin pasi ata bënë thirrje për lirimin e biznesmenit turk, Osman Kavala.

“Ne jemi të vetëdijshëm për atë që është raportuar dhe po kërkojmë sqarime nga Ministria e Jashtme Turke”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

SHKARKO APP