Turqia dëbon 50 mijë refugjatë, nis spastrimin

Ankaraja zyrtare tha se kishte larguar nga Stambolli rreth 50 mijë emigrantë, mes të cilëve 6 mijë të ardhur nga Siria. Sipas autoriteteve, rreth 40,000 prej tyre ishin dërguar në qendrat e riatdhesimit, me qëllim për tu larguar nga Turqia. Turqia ka të strehuar rreth 3.5 milion dhe ajo synon ti vendosë ata në të ashtuquajturën ”zonë e sigurisë”, një rrip toke 32 km mes kufirit turko sirian. Turqia në recession ekonomik, është përballur me probleme të mëdha sociale, edhe për shkak të numrit të lartë të refugjatëve. ”Human Rights Watch” dhe ”Amnesty International”, kanë akuzuar Turqinë se po tenton riatdhesimin e tyre duke përdorur forcën dhe shantazhin. Bashkimi Europian e ka financuar Turqinë me qindra milionë dollarë në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj. Dje Turqia nisi operacionin e deportimit të ish luftëtarëve të ISIS.

Më shumë se 1500 luftëtarë të ISIS ndodhen në burgjet e Turqisë në pritje të deportimit për në vendet e origjinës. 287 xhihadistë të tjerë të kalifatit, kryesisht të huaj, u kapën nga Ankaraja pas ofensivës së nisur më 9 tetor kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë. Sipas Ministrisë së Brendshme turke, dje janë deportuar, duke u transportuar me avion, 7 gra të kombësisë gjermane dhe një prej Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu një amerikan, i arrestuar gjatë operacionit ushtarak të nisur muajin e kaluar në Sirinë veriore (dhe i identifikuar nga media lokale si 39-vjeçari Muhamed Darwis B.), që mbeti për tre ditë në zonën tampon midis Greqisë dhe Turqisë, në afërsi të provincës turke të Edirne, është deportuar pasi hyrja e tij u refuzua nga autoritetet e Athinës.

Në ditët në vazhdim, priten rreth 24 riatdhesime të tjera, kryesisht francezë, gjermanë dhe irlandezë. Më shumë se 1500 luftëtarë të ISIS ndodhen në burgjet e Turqisë në pritje të deportimit për në vendet e origjinës. 287 xhihadistë të tjerë të kalifatit, kryesisht të huaj, u kapën nga Ankaraja pas ofensivës së nisur më 9 tetor kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë.

SHKARKO APP