Turqia do të blejë më shumë raketa nga Rusia

Rusia dhe Turqia po punojnë për një kontratë të re të shitblerjes së sistemeve raketore ruse S-400, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Moska shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me më shumë sisteme S-400, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar më 23 tetor, eksportuesi shtetëror rus i armëve, Rosoboronexport.

Uashingtoni e ka pezulluar Ankaranë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35, në të cilin Turqia ishte një prodhues dhe blerës.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë.

/REL/

SHKARKO APP