Turqia do të dëbojë rreth 600 emigrantë afganë

Autoritetet turke kanë njoftuar se do të dëbojnë rreth 600 emigrantë afganë për në Kabul gjatë kësaj jave.

Ministria e Brendshme turke ka njoftuar se emigrantët që do të dëbohen kanë hyrë në Turqi përmes Iranit. Ata thuhet se janë larguar nga Afganistani për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme terroriste dhe gjendjes së rëndë ekonomike”.

“Pas përfundimit të procedurave ligjore për emigrantët ilegalë, dëbimi i tyre do të kryhet në ditët në vazhdim”, ka njoftuar Ministria e Brendshme, përmes një deklarate për media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar Turqinë për dëbimin e emigrantëve në vendet ku ka konflikt, përfshirë Afganistanin. Ata thonë se me këtë rast, jetët e emigrantëve vihen në rrezik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?