Turqia hetim për terrorizëm 4 gazetarëve, që publikuan fotot e prokurorit të vrarë
Drejtësia turke hapi një hetim kundër katër gazetarëve turq të akuzuar për propagandë terroriste për publikimin e një fotoje të prokurorit gjatë pengmarrjes që përfundoi me vdekjen e tij dhe të dy rrëmbyesve.
Prokuroria e Stambollit akuzon të përditshmet ”Hürriyet”, ”Cumhuriyet”, ”Posta dhe Bugün” për publikimin e imazheve të prokurorit, Mehmet Selim Kiraz me një pistoletë në kokë nga njëri prej dy rrëmbyesve, njoftojne mediat turke.
Foto u publikua menjëherë pas fillimit të pengmarrjes nga pjesëtarë të Partisë Fronti Revolucionar për Çlirimin e Popullit, që mori përsipër përgjegjësinë e operacionit.
KOHA JONË SONDAZH

