Turqia jep ultimatum e fundit BE-së: Mundësoni lëvizjen pa viza ose..!

Turqia i kërkuar BE-së që ti japë qytetarëve lëvizjen pa viza brenda dy muajve ose ajo nuk do të mund të hapë kufijtë për emigrantët e paligjshëm.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, i pyetur nëse qindra mijëra refugjatë në Turqi do të shkojnë në Evropë, nëse BE-ja nuk i jep lirinë e vizave nga tetori, politikani tha se: “Unë nuk dua të flas për rastin më të keq, pasi bisedimet me BE-në janë duke vazhduar por është e qartë se ne po zbatojmë të gjitha marrëveshjet në të njëjtën kohë”.

Lëvizja pa viza në BE, është shpërblimi kryesor për bashkëpunimin e Ankarasë për fluksin e emigrantëve në Europë. Para se të japë liberalizimin e vizave, Brukseli do që Turqia të ketë ligjin e anti-terrorizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioneri Evropian Gunter Oettinger ka thënë se ai nuk sheh që BE të japë dhënien e udhëtimit pa viza këtë vit për shkak të masave të ashpra të Ankarasë, pas grushtit të shtetit të dështuar kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan muajin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çavusoglu tha se marrëveshjet u zotua nga të gjithë turqit që të kenë lirinë e vizave në tetor.

Javën e kaluar Selim Yenel, ambasadori i Turqisë në BE, tha se përpjekjet janë duke vazhduar për të gjetur një kompromis me BE-në për lirinë e lëvizjes dhe ai mendonte se do të ishte e mundur për të trajtuar këtë gjatë këtij viti. Ai hodhi poshtë idenë se udhëtimi pa viza mund të shtyhet më tej përtej tetor, pasi mungon një afat fillestar.

Presidenti turk ka thënë se do të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje, nëse parlamenti i vendit voton për të. Kjo një lëvizje e cila do hedh poshtë çdo shpresë për anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?