Turqia ka një video që provon vrasjen e gazetarit saudit

Qeveria turke ka raportuar për funksionarët amerikan se disponon regjistrimin audio dhe video, që provon që Jamal Khashoggi është vrarë brenda Konsullatës saudite në Stamboll.
Lajmin e bën të ditur Washington Post duke cituar funksionarët amerikan dhe turq.

Në mënyrë të veçantë, një audio konfirmon detajet më të tmerrshme të asaj ditë: ’Në audio dëgjohet zëri i tij dhe mënyra se si është pyetur, duke u torturuar dhe vrarë’, thotë një nga burimet për Wp.
Materiali nuk është publikuar zyrtarisht, sepse Turqia ‘ka frikë se mund të zbulohet se si Ankaraja spiunon të huajt në Vend’.Nuk është e qartë, nënvizon Wp, nëse funksionarët amerikane e kanë parë videon apo dëgjuar audion, por kolegët turq kanë përshkruar përmbajtjen e tyre. Sipas këtyre raporteve, ’pasi e kanë vrarë’ ekipet e sigurimet saudit e kanë spostuar kufomën pranë rezidencës së konsullit, ku personeli ishte urdhëruar të largohej më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?