Turqia: Marrëdhëniet me SHBA’në mund të prishen nëse nuk ekstradohet Guleni

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të jetë prishen nëse Shtetet e Bashkuara nuk e ekstradojnë klerikun turk Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për puç të dështuar ushtarak.

Çavusoglu paralajmërimin e dha para udhëtimit në SHBA, ku me diplomatët amerikanë do të diskutojë për gjendjen e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve, transmeton Telegrafi.

Amerika ka bërë vazhdimisht të qartë se nga Turqia pret fakte konkrete për inkriminimin e Gulenit në Puç. Ndërkaq, ekspertët ligjorë kanë paralajmëruar se vet procesi i ekstradimit mund të zgjasë me vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm turk tha gjithashtu se Turqia është duke marrë parasysh largimin e disa ambasadorëve për të cilët dyshojnë se janë të lidhur me përpjekjen për grusht shtet. Ai shtoi se BE “nuk mund të kërcënojë Turqinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “I mbrojmë vlerat evropiane. Zyrtarët evropianë shpesh thonë atë çfarë kanë në mendjen e tyre, por kur ajo bëhet kërcënim, atëherë është kundërproduktiv”, ka thënë Çavusoglu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?