Turqia në flakë, Pakdemirli: 98 nga 107 zjarret pyjorë janë vënë nën kontroll

Turqia është në luftë me flakët. “98 nga 107 zjarret pyjorë të regjistruara në Turqi janë vënë nën kontroll”, kështu bëri me dije ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të neutralizuar flakët, ndërsa paralajmëroi një kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme.

Tre avionë, 9 helikopterë, 20 kamionë uji dhe 529 trupa do të jenë në dispozicion për të shuar zjarrin në Marmaris.

Zjarret në 21 rajone në Turqi kanë nisur që prej ditës së mërkurë dhe të paktën 6 persona kanë humbur jetën, ku rreth 271 persona të tjerë janë prekur nga zjarret.

Turistët janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë. Në qytetin e Bodrumit, janë evakuuar 3 hotele me turistë.

SHKARKO APP