Turqia “përgatitet për luftë”? Ankaraja tërhiqet nga marrëveshja ushtarake ndërkombëtare!

Turqia njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në Trakatin e Luftës së Ftohtë për Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë.

“Është vendosur të pezullohet zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të tjera nënshkruese të Marrëveshjes, në përputhje me nenin 3 të Dekretit Presidencial nr. 9, nga 8 prilli 2024”, pohohet në deklaratën e qeverisë turke. Ujdia në fjalë ishte nënshkruar 19 nëntorin e vitit 1990 në Paris.

Qëllimi kryesor i saj ishte zvogëlimi i mundësisë së një sulmi të armatosur të befasishëm dhe nisja e operacioneve të mëdha sulmuese në Europë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oncü Keçeli shpjegoi më pas se Ankaraja nuk është tërhequr plotësisht nga marrëveshja, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveç pezullimit pasi Rusia u tërhoq nga pakti nëntorin e vitit 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

CFE konsiderohet një marrëveshje historike për kontrollin e armëve pas Luftës së Ftohtë, e nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris midis dy blloqeve ushtarake, NATO-s dhe Paktit të Varshavës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo vendos kufizime në pesë kategori kryesore të pajisjeve ushtarake konvencionale në Evropë: tanke, automjete të blinduara, artileri, helikopterë dhe avionë luftarakë dhe urdhëroi shkatërrimin e armëve të tepërta. Vitin që shkoi, Moska u tërhoq zyrtarisht nga pakti madhor i kontrollit të armëve të epokës së Luftës së Ftohtë me aleancën ushtarake të NATO-s, me pretendimin se “marrëveshja e vjetruar ka vdekur në fakt prej vitesh dhe ka humbur plotësisht lidhjen me realitetin në botën moderne”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?