Turqia raporton 2491 të vdekur nga koronavirusi, 101 790 të infektuar
Turqia është një tjetër shtet, i cili ka një numër të konsiderueshëm personash të vdekur dhe të infektuar me koronavirus.
Në shtetin turk, deri tani kanë vdekur nga Covid-19, 2491 njerëz.
Ndërsa, të infektuar me koronavirus deri në këto momente në Turqi janë shënuar 101 790 persona.
Numri total i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar në 2 729 776 persona.
Kurse, numri total i të vdekurve nga virusi në mbarë globin deri tani është 191 087 individë.