Turqia regjistron mbi 4000 të vdekur nga koronavirusi, mbi 144 mijë të infektuar
Bota E Premte, 15 Maj 2020 15:38
Turqia është një tjetër shtet, i goditur nga pandemia e koronavirusit.
Në shtetin turk, deri tani kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 4007 persona.
Numri i të infektuarve në total nga virusi në Turqi deri tashmë ka shkuar në 144 749 individë.
Në të gjithë botën, deri tani kanë vdekur nga Covid-19, 304 236 njerëz.
Ndërsa në mbarë globin, janë infektuar me Covid-19 deri tashmë mbi 4.55 milionë persona.