Turqia shënon ditën me më shumë të shëruar nga koronavirusi, regjistrohen 2900 vdekje në total
Turqia shënoi dje numrin më të madh të pacientëve të shëruar brenda një dite të vetme. Njoftimi u bë nga ministri i shëndetësisë i vendit Fahrettin Koca në Twitter.
Një total prej 4,651 pacientësh dolën nga spitali pasi u shëruan nga virusi vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total në 33.791 pacientë.
Koca konfirmoi gjithashtu 95 viktima të tjera nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, duke shënuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.900.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të koronavirusit u rrit në 112.261, pasi 2.131 njerëz të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus, Numrat e së hënës tregojnë gjithashtu se për ditën e tretë radhazi, Turqia regjistroi më shumë të shëruar sesa raste të reja. Koca theksoi se ka rënë edhe numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv.
Kujtojmë se pas origjinës në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga një koronavirus, është përhapur në të paktën 185 vende dhe rajone në të gjithë botën. Evropa dhe Sh.B.A aktualisht janë rajonet më të goditura.