Turqia tronditet nga tërmeti i radhës. Ja magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter ka goditur pak minuta më pare Turqinë.

Sipas asaj që raporton AFAD, autoriteti shtetëror turk për emergjencat, epiqendra ka qenë në Detin Egje, pranë Mugla, në rajonin e Bodrumit, ndërsa thellësia e lëkundjeve sizmike ka qenë 63 km.

Po ditën e sotme, Turqia është goditur edhe nga dy tërmete të tjerë me magnitudë 3.7 dhe 3.8 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave turke, nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej muajsh tashmë, Turqia është tronditur nga një seri tërmetesh, disa prej të cilëve fatalë për jetën e dhjetërave njerëzve. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?