Turqi/Miratohen tre ndryshime kushtetuese, rrisin fuqinë e Erdoganit
Turqia vazhdon ende të miratojë ligje që fuqizojnë, postin e Presidentit. Janë ligjvënësit ata që kanë miratuar tri dispozita të rëndësishme, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë propozuar nga presidenti Recep Tayyip Erdodan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.
Mësohet se tre nenet e miratuara të enjten vonë, i japin parlamentit rol mbikëqyrës, i lejojnë presidentit të jetë anëtar i një partie politike dhe rrisin kompetencat ekzekutive të tij.
Partitë e opozitës dhe ato pro-kurde kanë thënë se ndryshimet do të çojnë në autoritarizëm. Me ndryshimet e propozuara, presidenti do të mund të lëshojë urdhra ekzekutivë dhe të shërbejë dy mandate pesëvjeçare.
KOHA JONË SONDAZH

