Tusk: Një vend special në ferr për mbështetësit e “Brexit”-it

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se ka një vend të veçantë në ferr për të gjithë mbështetësit e Brexit pa plan.

Tusk bëri deklaratat pas bisedimeve me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel.

Deputetët që mbështetën Brexit reaguan me zemërim ndaj komenteve, duke e akuzuar Tusk për “arrogancë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po pyes veten, se si duket ky vend i veçantë në ferr, për ata që promovuan Brexit, pa asnjë plan për ta zbatuar në mënyrë efikase,”-shkruajti ai në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por të shpejta kanë qenë reagimet e britanikëve.

“Pas Brexit ne do të jemi të lirë nga zgjedhja e njerëzve arrogantë si ju, për të drejtuar vendin tonë. Tingëllon më shumë sesa ‘parajsa’ për mua,”-tha ish kreun e UKIP, Nigel Farage.

Tusk komentoi pas kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May udhëtoi drejt Irlandës së Veriut në një mision për të kërkuar një rrugë për zgjidhjen e çështjes së kufirit irlandez dhe për të shpëtuar marrëveshjen e tërheqjes nga BE.

Ndërkohë, Tusk theksoi përsëri se marrëveshja e tërheqjes me Bashkimin Evropian nuk është e hapur për rinegociim.

“Sot detyra jonë më e rëndësishme është të parandalojmë një skenar pa marrëveshje,”-u tha ai gazetarëve në Bruksel të mërkurën. “Shpresoj që nesër do të dëgjojmë nga kryeministrja May një sugjerim real se si do ti japë fund bllokimit.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?