Tym i bardhë, formohet qeveria e re në Itali

Lëvizja 5 yjet e cila u rendit e para në zgjedhjet parlamentare të 4 marsit në Itali, ka krijuar një koalicion pas-zgjedhor me Partinë Demokratike. Edhe pse të dyja partitë kanë qenë kundërshtare të përbetuara përgjatë 4 viteve të fundit.

Ka qenë kryetari i Dhomës së Deputetëve Roberto Fico, i cili u ngarkua nga Presidenti i Republikës për të ndërmjetësuar arritjen e formimit të qeverisë.

Paçka se mund të duket një zgjidhje më e pranueshme për një qeveri më pak populiste, ky bashkim nuk reflekton vullnetin e popullit italian, pasi elektorati i 5 yjeve ishte më së pari kundër PD-së për politikat e saj të emigracionit dhe dëshironte largimin e saj nga pushteti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?