U akuzua se ngacmoi seksualisht shoqen e vajzës së tij, politikani vret veten

Një politikan republikan, me pseudonimin “The Pope”, i cili është përballur me akuzën se ka ngacmuar seksualisht shoqen e vajzës së tij, ka vrarë vetën në një urë në Kentucky.

Babai i 5 fëmijëve, Dan Jonhson u bë i famshëm pas postimit të fotove raciste që krahasonin Obamën me majmunët, shkroi një postim emocionues në Facebook, disa orë përpara se të vriste veten.

57-vjeçari ka vdekur nga një plagë e vetme me armë zjarri në Greenwell Ford Road. Sipas policisë ai ndali makinën e tij në fund të një ure, në një zonë të izoluar. Doli nga makina dhe qëlloi veten me armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autopsia është bërë mëngjesin e së enjtes (14 dhjetor).

Swiss Digital Mobile Reklama

Johson u akuza nga shoqja e vajzës së tij Maranda Richmond, i cili ishte 17 vjeç në atë kohë, për ngacimim seksual. Sipas raportit Richmond ka thënë se Johnson e kishte sulmuar seksualisht në bodrumin e shtëpisë së tij në Vitin e Ri 2012. Ajo pretendonte se 57-vjeçari e kishte puthur dhe e kishte prekur nën rrobat e saj ndërsa ishte pastor.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Richmond jetonte në strehimin e Kishës së qytetit Heart of Fire. Policia e Louisvilleit e hetoi çështjen, por e mbylli rastin dhe nuk ngriti akuza.

Johnson u tha gazetarëve të martën se akuzat ishin ‘krejtësisht të rreme’.

Të mërkurën, rreth orës 17:00, Johnson dërgoi një mesazh në Facebook, në të cilin përsëri mohoi akuzat e ngritura kundër tij dhe vuri në dukje se çrregullimi i stresit post-traumatik, ishte nëj sëmundje që do ti merrte jetën.

“Akuzat janë të rreme dhe Zoti e di të vërtetën, asgjë nuk është ashtu siç është thënë. Ameriak nuk do ti mbijetojë këtyrë lajmeve të rreme,”-shkroi ai. “Unë e dua Zotin, e dua gruan time, është gruaja më e mirë në botë, dashuria ime e përjetshme. Mami im, babai dhe 5 fëmijët e mi janë dhuratë nga Zoti.”

Autoritetet gjetën vendodhjen e tij duke ndjekur lokacionin e telefonit të tij, pas shqetësimeve që rreth postimit që bëri në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?