U arrestua ditën e djeshme, Federica Mogherini lirohet pas mesnate

Federica Mogherini, Rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-përfaqësuese e lartë e BE-së përpolitikën e jashtme, e cila u ndalua dje si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00, raporton media italiane, La Repubblica.

Dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, u liruan gjithashtu. Ata janë marrë në pyetje dhe informuar zyrtarisht me akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Gjykatësit vendosën lirimin e tyre pasi nuk përbëjnë rrezik për arratisje.

“Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata janë liruar pasi nuk konsiderohen rrezik për arratisje”, informuan gjyqtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mogherini u ndalua dje në kuadër të hetimit mbi tenderin për një projekt për realizimin e një kursi pasuniversitar për të rinjtë diplomatë, i financuar nga BE-ja në Kolegjin Europian të Bruges, ku ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme është rektore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?