U arrestua gjatë grushtit të shtetit, udhëheqësja e Mianmarit mbetet në burg

Ish-ministrja e Jashtme dhe udhëheqësja de fakto e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, e cila u arrestua para puçit ushtarak në vend dhe së cilës i mbaroi sot afati i paraburgimit, do të qëndrojë e ndaluar deri më 17 shkurt.

Avokati i Suu Kyi-së, Khin Maung Zawm, duke folur për mediat deklaroi se klientja e tij sot nuk do të dalë në seancë gjyqësore siç ishte planifikuar.

Sipas informacionit që morëm nga gjykatësi i rrethit, periudha e paraburgimit do të zgjasë deri më 17 shkurt“, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati Zaw gjithashtu deklaroi se ai nuk mund të takohej ballë për ballë me Suu Kyi-në, por vetëm përmes videokonferencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Suu Kyi u arrestua së bashku me anëtarët e lartë të qeverisë dy orë para puçit ushtarak më 1 shkurt.

Në deklaratën e bërë më 3 shkurt, ushtria e Mianmarit, e cila mori pushtetin pas grushtit të shtetit, njoftoi se Suu Kyi do të mbahet në paraburgim për 2 javë të tjera.

Gjykata ushtarake akuzoi Suu Kyi-në për “shkelje të ligjeve të importit dhe eksportit të vendit” dhe e akuzoi udhëheqësen e rrëzuar për posedimin e radiove të policisë dhe veshjeve të sjella në mënyrë të paligjshme në vend.

Grushti i shtetit në Mianmar

Ushtria e Mianmarit, pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020, mori pushtetin më 1 shkurt dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit.

Më pas u arrestuan presidenti Win Myint dhe ministrja e Jashtme, njëherësh liderja e vendit, Aung San Suu Kyi, si dhe figura të tjera kryesore të partisë në pushtet Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing, i cili mori administrimin e vendit, premtoi rikthim në zgjedhje demokratike pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa liderja Aung San Suu Kyi i bëri thirrje vendit për të protestuar kundër grushtit të shtetit.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shumë vende, duke përfshirë Turqinë, kanë reaguar ashpër ndaj puçit ushtarak.

Kundër grushtit të shtetit në vend filluan protesta më 6 shkurt me kërkesën për kthimin në demokraci, ndërkohë që policia në disa raste ka ndërhyrë ndaj demonstruesve, kurse ushtria ka shpallur shtetrrethim në disa qytete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?