U arrestua pasi avioni u ul në Minsk, mediat: Sipas nënës së tij, gazetari ndodhet në spital në gjendje kritike prej sëmundjes në zemër

Gjithë Europa flet për gazetarin kritik Roman Protasevich që ka shkaktuar dhe një konflikt tashmë mes Bjellorusisë dhe botës perëndimore, por askush momentalisht nuk di gjë për të.

I vetmi aludim që vjen nga Bjellorusia është ai i kryeredaktorit të medias Nexta, Tadeusz Giczan ku Protasevich ka punuar më parë.

Sipas kryetredaktorit, bazuar tek fjalët e nënës së Protasevichit, 26-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike prej sëmundjes në zemër.

Protasevich u kap në avionin e Ryanair i cili ishte nisur nga Athina për në Vilnius , por autoritetet bjelloruse e kthyen me detyrim në Minsk. Sipas dëshmitarëve, kur ka kuptuar se çfarë po ndodhte gazetari ka qenë i tmerruar dhe shumë i dëshpëruar si dhe u tha se në Bjellorusi e priste dënimi me vdekje.

SHKARKO APP