U gjet i copëtuar në një shkurre, zbulohet konflikti mes futbollistit dhe autorit

Pak ditë më parë një ngjarje makabër tronditi Brazilin. Një futbollist, i identifikuar si Daniel Correa u gjet në një shkurre thuajse i ndarë në copa, ndërsa dëmtime të mëdha kishte pësuar edhe në organet gjenitale.

Kur kanë kaluar disa orë nga ajo ngjarje, policia ka ndalur autorin e dyshuar, ndërkohë që në dritë kanë dalë edhe disa fakte që mund të zbardhin kronologjinë e ngjarjes. Në mediat braziliane janë publikuar disa fotografi të futbollistit në shtrat me gruan e të dyshuarit si vrasës të tij. Fotografitë janë gjendur në rrjetin social “WhatsApp” të viktimës, teksa ai ia dërgon një miku dhe pretendon se është në një ditëlindje.

“Unë mund të fle këtu. Ka disa gra që flenë nëpër shtëpi. Unë do të kem nënën e vajzës së ditëlindjes“, shkroi ai

Swiss Digital Desktop Reklama

Miku i tij u përgjigj me një paralajmërim, duke i treguar Correa se babai mund ta sulmojë atë. Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi burri i gruas, biznesmeni Edson Brittes Jr është arrestuar me akuzën e vrasjes së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gjyq Brittes ka pohuar se është autor i vrasjes. Për t’u liruar nga akuzat, biznesmeni ka shtuar se ai e gjeti lojtarin teksa po përpiqej të sulmonte seksualisht gruan e tij dhe në ato çaste e humbi kontrollin.

Fotografitë:

Biseda në Whatsapp:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?