FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U helmua në mes të rrugës me agjent nervor, del nga spitali vajza e ish-spiunit rus

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit rus Sergei, e cila u helmua me agjent nervor në mes të rrugës në Salisbury të Anglisë, është nxjerrë sot nga spitali, raporton BBC.

33-vjeçarja është nxjerrë nga spitali i Salisbury ditën e sotme dhe është dërguar në një vend të sigurtë. Ndërkohë babai i saj 66-vjeçar mbetet në spital në përmirësim të vazhdueshëm.

Ish-spiuni dhe vajza e tij u dërguan në spital me 4 mars pas helmit toksik. Që prej atëherë janë shtuar tensionet mes Rusisë dhe vendeve të Perëndimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria britanike thotë se Rusia fshihet pas helmimit ndërsa Moska nga ana e saj ka mohuar çdo përfshirje dhe akuzon britanikët se kanë shpikur një “histori të rreme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHBA, vendet e BE apo edhe Shqipëria me këtë rast kanë dëbuar diplomatët rusë nga vendet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?