U kthye në punë për të ndihmuar kundër pandemisë, vdes nga koronavirusi infermieri pensionist
Një infermier që kishte dalë në pension, vendosi t’i ribashkohej stafit mjekësor për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë.
Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë së bashku me 4 kolegë të tjerë, pas infektimit me Covid 19. Lajmi tragjik për vdekjen e Gareth Roberts, 63 vjeç, vjen pasi Matt Hancock njoftoi më herët se 19 punonjës të NHS kishin ndërruar jetë.
Gareth u përshkrua si një shumë i dashur dhe i përkushtuar i ekipit shëndetësor. Gareth punoi për Bordin Shëndetësor të Universitetit Cardiff dhe Vale që nga vitet 1980. Ai u infektua nga virusi disa ditë më parë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë shpejt.
Kolegët e tij, kanë thënë:
Gareth e kaloi jetën e tij në shërbim të njerëzve dhe nuk ngurroi kurrë të ndihmonte personat në nevojë. Ai kishte shumë përvojë dhe ishte vetëmohues deri në fund. Është një tragjedi që persona të tillë po largohen nga jeta.