U lirua prej pandemisë, ish-i burgosuri vret të bijën 9-vjeçare
Në Turqi një burrë 33 vjeç, Muslum Aslan, vrau vajzën e tij menjëherë pasi u la i lirë nga burgu. Sipas njoftimeve të mediave lokale, burri u la i lirë nga burgu pas një amnistie që lejonte lirimin e të burgosurve në burgjet e mbipopulluara, si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Ai ishte hyrë në burg sepse një vit më parë goditi me thikë gruan e tij Rukiye Aslan dhe tani ai është rikthyer pasi ka vrarë Ceylan, vajzën e tij 9-vjeçare.
Sapo doli nga burgu, burri shkoi te gruaja e tij për të parë tre fëmijët e tij. Pas një kohe të shkurtër qëndrimi ai ka vrarë Ceylan e vogël.
Pas vrasjes Muslum u arratis por 33 vjeçari u gjet nga policia dhe u arrestua përsëri.
Ai gjithmonë ka përdorur dhunën ndaj fëmijëve të mi. E la vajzën në një lumë gjaku ndërsa edhe dy fëmijët e tjerë ishin aty. Dua të dënohet rëndë.
Kështu ka treguar ish-gruaja e tij për Mirror.
Vrasja e vajzës ndezi zemërimin e aktivistëve për të drejtat e grave, të cilët protestuan kundër lirimit të autorëve për krime të dhunës në familje.
KOHA JONË SONDAZH

