U mor peng, lirohet një prej miliarderëve më të mëdhenj në botë

10 ditë pasi u mor peng teksa po bënte vrapin e mëngjesit në një prej lagjeve të pasura të Tanzanisë, është lënë i lirë biznesmeni Mohammed Dewji.

Ai shkroi në Twitter:

Unë jam kthyer në shtëpi i sigurt”.
Ende nuk dihet nëse 43-vjeçari është liruar apo u paguan para për lënien e tij të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dewji u rrëmbye nga persona të armatosur në Hotel Colosseum në fillim të 11 tetorit, ndërsa po shkonte në palestër për të bërë stërvitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja e tij kishte ofruar një shpërblim prej 440.000 dollarë për çdo informacionin që do çonte në shpëtimin e tij.

Sipas Forbes, Dewji ka një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë dhe është miliarderi më i ri në Afrikë.

Kompania e tij MeTL, prodhon tekstile, bluan miell, prodhon pije dhe vajra ushqimorë në të paktën gjashtë shtete afrikane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?