U përdhunuan nga ushtarët gjermanë, Norvegjia u kërkon falje 50 mijë vajzave

Qeveria e Norvegjisë ka kërkuar falje për gratë norvegjeze që janë keqtrajtuar nga nga ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Sot, në emër të qeverisë, unë dua të ofroj faljen time ndaj vajzave dhe grave të  reja norvegjeze, që kanë pasur marrëdhënie me ushtarët gjermanë dhe që kanë qenë viktima të trajtimit të padenjë”, u shpreh Erna Solberg, kryeministre e Norvegjisë.

Ndjesa e saj vjen në 70 vjetorin e deklaratës universale të OKB-së për të drejtat e njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth 50,000 gra norvegjeze mendohet se kanë kryer marrëdhënie me ushtarët gjermanë gjatë pushtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por tani 70 vjet pas përfundimit të luftës, ka shumë pak gjasa që një pjesë e grave të jenë ende gjallë duke bërë që dëmshpërblimet të jenë ende në larg. Sa i përket fëmijëve të luftës të abuzuar të Norvegjisë ata po lëvizin një hap më pranë kompensimit.

Në vitin 2000, Oslo zyrtare i kërkoi zyrtarisht faje 12,000 fëmijëve të lindur nga nënat norvegjeze dhe ushtarët gjermanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?