FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U prek në muajin mars, 13-vjeçarja ende nuk është shëruar

13-vjeçarja, Maggie Flannery u prek nga Covid-19 në muajin mars, dhe ende nuk është shëruar. ”Në fillim të karantinës, unë isha e sëmurë për pak kohë. Pastaj u bëra më mirë për rreth pesë ditë dhe më tej isha keq përsëri”, tha ajo për CNN.

”Ishte shumë më keq, herën e dytë. Herën e dytë kisha shumë dhimbje gjoksi, më dukej sikur ishte e vështirë të merrja frymë. Kisha shumë dhimbje shpine dhe isha jashtëzakonisht e lodhur gjatë gjithë kohës”,- shtoi ajo.

Flannery është një e infektuar “me Covidin e gjatë”. Të tillë konsiderohen ata pacientë me koronavirus që përjetojnë simptoma të virusit për javë ose muaj pavarësisht se janë rikuperuar virologjikisht. Ata kanë lodhje, ethe dhe anomali të tilla si pamundësia për t’u përqendruar, tha eksperti kryesor i sëmundjes infektive të SHBA-së, Dr. Anthony Fauci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?