U prek nga Covid-19, Presidenti i Ukrainës shtrohet në spital
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shtruar në spital, disa ditë pasi dha lajmin se ishte infektuar me Covid-19. Një zëdhënëse presidenciale ka thënë se ai është trasferuar në spital, pasi aty ka kushte më të mira për pacientët. ”Ai në fillim qëndroi në shtëpi, por vendosi të transferohej në spital. Që të izolohet me saktësi dhe të mos ekspozojë askënd. Atje ka kushte më të mira për pacientët. Nuk ka asgjë serioze”,-ka thënë një zëdhënëse presidencial.