U rrah nga disa të rinj se u kërkoi të mbanin maskë, humb jetën shoferi i autobusit në Francë

Shoferi i autobusit në Francë, që u sulmua nga një grup pasagjerë që refuzuan të mbanin maska, ka ndërruar jetë disa ditë pas incidentit. 59-vjeçari Philippe Monguillot humbi jetën në spital ndërsa lajmin e trishtë e dha vajza e tij.

Marie njoftoi: “Vendosëm që ta linim që të shkonte. Mjekët e rekomanduan dhe ne ramë dakord.”

Monguillot u sulmua në vendin jugperëndimor të Bayonne të dielën pasi u kërkoi tre pasagjerëve që të mbanin maska, në kuadër të rregullave të vendosura për menaxhimin e krizës së koronavirusit në Francë. Po ashtu, shoferi u përpoq të të kontrollonte biletën e një burri tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje më ngjarjen, dy të rinj janë akuzuar për tentativë vrasjeje, dy të tjerë mosdhënie ndihme për një person në rrezik dhe një tjetër për tentim të fshehjes së një të dyshuari, tha zyra e prokurorit vendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy personat e akuzuar për vrasje në tentativë janë të moshës 22 dhe 23 vjeç. Ata nuk kanë qenë persona të panjohur për policinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?