U vra me bombë në makinë, 8 të arrestuar për vrasjen e gazetares së njohur

Policia malteze ka arrestuar tetë persona mbi vrasjen e gazetares së “Panama Papares”, Daphne Caruana Galizia, e cila kishte kritikuar i cili kishte ashpër kritikuar qeverinë dhe kryeministrin maltez.

Ajo u vra afër nga një shpërthim me bombë shtëpisë së saj më 16 tetor,  një sulm që tronditi vendin dhe Evropën. 53-vjeçarja ishte i njohur për blogun e saj ku akuzonte politikanët më të lartë për korrupsion.

Qeveria e Maltes ofroi një shpërblim prej 1 milion eurosh për informacione rreth vrasjes së saj. Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë edhe FBI-në, kanë marre pjesë në hetimet e ngjarjes tragjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blogerja” dhe gazetarja e “Panama Papaers”, shumë e njohur në Maltë, kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion. Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”.

Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti ti fitojë sërish zgjedhjet.

Vetë kryeministri Muskat tha se vrasja e gazetares është barbare dhe e papranueshme, ndërsa premtoi se fajtorët do të gjenden patjetër. Në postimin e saj të fundit në blog, Galizia sulmoi liderët e opozitës dhe shkroi se situata politike në vend është e dëshpëruar.

Daphne Caruana Galizia e nisi karrierën e saj si gazetare për the “Sunday Times of Malta” dhe investigimet e saj morën famë. Më pas, ajo nisi edhe “blogun” shumë të ndjekur në internet ku nuk kursente kritikat kryesisht për qeverinë, por edhe për opozitën./SYRI.net/ 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?