U vra me thikë, shtizë dhe shtangë/ Nis në Angli gjyqi për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar

Ka nisur në Britaninë e Madhe gjyqi për vrasjen e të riut shqiptar, Serxhio Marku.

Një juri e gjerë, 8 burra dhe 4 gra, do të dëgjojë gjatë procesit në “Brighton Crown Court”, provat kundër dy italianëve, Giuseppe Petriccione dhe Francesco D’Agostino, të akuzuarit kryesor për ngjarjen e rëndë e regjistruar më 11 shtator 2019.

Sipas mediave lokale, gjyqi pritet të zgjasë katër javë ndërsa gjyqtarja e çështjes u tha juristëve se ishte në fakt një rigjykim, pasi gjyqi fillestar i cili kishte filluar në mars u anulua për shkak të krizës së koronavirusit.

Serxhio Marku, 21 vjeç, u gjet gati i vdekur në kuzhinën e një banese në Brighton në 11 shtator, 2019.

Marku, i njohur si Jack, ishte I përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike ndërsa ndante banesën e tij me dy italianët, të cilët punonin në një restorant në Brighton.

Alan Kent i tha gjykatës se skena ishte shumë e përgjakur. I riu, sipas tij, ishte goditur me thikë, një shtizë metalike dhe një shtangë.

Kent shpjegoi: “Lëndimet duhet të përcaktohen grafikisht sepse është e rëndësishme për ju të kuptoni llojin e ndryshëm të armëve të përdorura”

Ai përshkroi shtypje dore të përgjakshme rreth një kornize dere që sugjeronte që Marku po largohej nga ndërtesa ndërsa sulmuesit u përpoqën ta tërhiqnin përsëri brenda.

Duke parë shpërndarjen e gjakut në pjesën e jashtme të asaj banese, ju mund të arrini në përfundimin që Serxhio Marku u përpoq të dilte dhe arriti në derën e përparme përpara se të tërhiqej përsëri brenda atje ku vazhdoi sulmi. Më shumë se një duzinë plagësh nga një objekt i mprehtë dhe mbi 20 dëmtime me forcë, u treguan pas rindërtimit kompjuterit të trupit të tij”, tha hetuesi.

Kent vuri në dukje se ky ishte një sulm i qëndrueshëm dhe i vendosur: “Lidhja midis Serxhio Markut dhe dy të pandehurve ishte droga, veçanërisht kokaina“. / Ora News

SHKARKO APP