U vra nga bashkëshorti, nëna e Caroline merr kujdestarinë e vajzës së vogël
Nëna e Caroline, e vajzës 20-vjeçare që u vra nga bashkëshorti ka fituar kujdestarinë e vajzës së vogël, Lidia. Urdhri është lëshuar nga Zyra e Prokurorisë në Departamentin për të miturit.
Departamenti duke pasur për qëllim mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijës ka vendosur të dërgojë dosjen në Prokurorinë e Volos, e cila do të monitorojë kujdesin ndaj saj. Në bazë të urdhrit, familja e pilotit do të mund të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, 10 herë në mëngjes me 2 në mesditë vetëm në Alonissos.
Por të dyja palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda së njëjtës periudhë, e cila më pas do të vendosë përfundimisht çështjen e kujdestarisë së Lidias.