U zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, varianti i ri i Covid-19 konfirmohet në 37 vende

Gjithnjë e më shumë vende në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të infektimeve me mutacionin e ri të Covid-19.

Varianti i ri i Covid-19 i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe është konfirmuar të paktën në 37 shtete të botës.

Sipas një numërimi të bërë nga CNN shtetet që kanë konfirmuar variantin e ri të Covid-19 janë Britania e Madhe, Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kili, Kinë, Dnimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Islandë, Indi, Irlandë, Izrael, Itali, Xhamajkë, Japoni, Jordani, Liban, Maltë, Luksemburg, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Pakistan, Portugali, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Koreja e Jugut, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajlandë, Turqi, SHBA dhe Vietnam

Swiss Digital Desktop Reklama

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?